Dossier/ Ali Asllani, vlonjati që fshehu enigmat e pushteteve

641
Sigal

 

Ali Asllani, vlonjati që drejtoi Vlorën në dy
mandate dhe i këndoi asaj, Ismail Qemalit, maskarenjve, Ahmet Zogut, Qemal Stafës
e deri Partisë së Punës

 

Nga
Ergys Alushi

 

21 dhjetor 1966

50 vjet nga vdekja e Ali Asllanit.

Poeti vlonjat që i këndoi Vlorës, Hanko Hallës,
maskarenjve, zonjës Lu, Ahmet Zogut, Qemal Stafës e deri Partisë së Punës.

Politikani liberal që në dy mandate si Kryetar i
Bashkisë drejtoi Vlorën dhe ishte në komisionin që i dorëzoi kurorën mbretërore
shqiptare Viktor Emanuelit, në prill 1939, duke u përzgjedhur si një nga dy
delegatët e Qarkut të Vlorës. Ka lindur në fshatin Vajzë të Vlorës në nëntor të
vitit 1883 dhe ka vdekur në Tiranë, në 21 dhjetor 1966. Mbeti jetim që në moshë
të vogël nga humbja e të dy prindërve. Shkollën fillore e kreu në Vlorë, kurse
shkollën e mesme e kreu në Janinë, në “Zosimea”.U diplomua në Stamboll për
Shkenca Politike e Shoqërore.

 

Bashkëpunëtori i Ismail Qemalit

Kryesekretari i Ismail Qemalit në qeverisjen e
këtij të fundit dhe një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë gjatë qëndrimit në
Vlorë të Ismail Qemalit në periudhën maj – gusht 1914. E shoqëroi Ismail Qemalin
dhe kur ai shkoi në Durrës për t’u takuar me princ Vidin
Në korrik të vitit 1914, do të ishte një nga anëtarët e komisioneve që u ngrit në
kuadër të Komitetit të Shpëtimit Publik që u krijua në Vlorë në 15 korrik 1914
për t’iu ardhur në ndihmë popullatës shqiptare që ishte shpërngulur nga
krahinat e jugut të vendit si pasojë e djegieve, vrasjeve, plaçkitjeve nga ana
e ushtrisë greke.

 

Kur varrosej Ismail Qemali
12 shkurt 1920

Ali Asllani ishte kryetar i bashkisë në Vlorë, kur trupi i
Ismail Qemalit erdhi nga Italia për t’u varrosur në Kaninë të Vlorës.
I gjithë populli i Vlorës kishte dalë në skelë për ta pritur trupin e pajetë të
njeriut që kishte shpallur në qytetin e tyre pavarësinë e Shqipërisë.
Situata në qytet ishte shumë e tensionuar, sepse italianët që e kishin pushtuar
Vlorën, kishin ndaluar me ligj flamurin shqiptar dhe i kishin marrë të gjitha masat
që ceremonia mortore të mos kthehej në një protestë popullore.  
Prefekti i Vlorës, Seit Qemali, Kryetari i Bashkisë, Ali Asllani dhe paria e
Vlorës, kërkuan nga pala Italiane që Ismail Qemali të varrosej në oborrin e
shtëpisë së tij, aty ku do të ndërtohej vite më vonë lulishtja, por pala
Italiane, nuk ra dakord dhe varrimi u organizua në Kaninë.
Gjenerali Italian i kohës, Piaçentini, nuk pranoi, me arsyetimin se kishte një
plan rregullimi për Vlorën, i cili parashikonte ndërtimin e një lulishteje në
vendin ku ishte godina në të cilën ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë.
Megjithë masat e shumta, kryetari i bashkisë Ali Asllani së bashku me patriotë
të tjerë vlonjatë në bisedime me komandën e ushtrisë italiane në Vlorë arritën
që të paktën arkivoli me trupin e pajetë të mbulohej me flamurin kombëtar dhe
disa oratorë të mbanin fjalimet e rastit, edhe pse të kontrolluara rreptësisht
nga italianët.
Vetë Ali Asllani do të shkruante një vjershë për vdekjen e Ismail Qemalit, ku edhe
në të përshkruhet situata e rënduar në qytet.


Arrestohet në prag të Luftës së 1920-ës

 

Ditën e 25 dhjetorit të vitit 1914, kur ushtarët e
parë italianë hynë në qytet, ata u justifikuan se kishin ardhur në qytet për të
vendosur rendin e qetësinë e trazuar nga disa krisma pushkësh e banditë të
rrezikshëm në qytet. Do të qëndronin deri në normalizimin e situatës e do të
largoheshin, por nuk ndodhi kështu. Italianët, jo vetëm që qëndruan e u shtuan
në numër në ditët në vazhdim, duke marrë kontrollin e qytetit, por nga dita në
ditë e viti në vit, shtuan edhe masat ndëshkimore e ndaluan deri flamurin
shqiptar në festat kombëtare e shkrimet shqip në tabelat e administratës.
Bashkë me Osman Haxhiun e Abaz Mezinin do të kundërshtonte ashpër në komandën
italiane në Vlorë,  urdhrin që tabelat e administratës publike në Vlorë të
shkruheshin në gjuhën italiane dhe jo në gjuhën shqipe.
Si kundër përgjigje të pushtuesve, në Vlorë krijohet në fshehtësi të plotë një
lëvizje e fshehtë që mori emrin “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”. Italianët do
të fillonin ndëshkimet në masë për ta shuar një lëvizje të tillë. 
Në maj të vitit 1920 Ali Asllani, edhe pse kryetar i bashkisë, që në atë kohë
emërtohej ‘kryetar i katundarisë’ u arrestua bashkë me patriotë të tjerë
vlonjatë nga italianët. Italianët dogjën brenda në Vlorë, shtëpitë e Osman Haxhiut
e të Qazim Kokoshit Ishin arrestuar ndër të tjerë edhe Don Mark Vasa e Jani Minga.

 

Propozon nderimin e Sulejman Delvinës

 

Me 13 nëntor 1920 me propozim të kryekatundarit
(kryetarit të bashkisë së qytetit Vlorë) Vli Vsllani dhe kryetarit të komitetit
të Mbrojtjes Kombëtare Osman Haxhiu , Abaz Mezini e Seit Qemalit iu dha titulli
“Qytetar Nderi i Vlorës” kryeministrit Sulejman Delvina. Sulejman Delvina, me
cilësinë e kryeministrit dhe një nga organizatorët e kongresit të Lushnjës,
kishte luajtur një rol të rëndësishëm politik në Luftën e Vlorës, duke e
ndihmuar atë në fshehtësi. Ceremonia u zhvillua në Tiranë në datën 28 Nëntor,
ku fjalën e rastit e mbajti Jani Minga, i cili ngriti lart meritat dhe
kontributin e Sulejman Delvinës. Për ironi të fatit të keq, Sulejamn Delvina do
të vdiste po në Vlorë, në një prej dhomave të spitalit psikiatrik të këtij
qyteti, ndërkohë që në varrimin e tij vlonjatët nderuan emrin, kontributin dhe
kujtimin e tij me një pjesëmarrje e madhe. Ai u varros fillimisht në varrezat e
qytetit, pranë teatrit sot.

 

Kryetar i bashkisë për herë të parë

 

Në vitin 1917-1920, Ali Asllani ka qenë kryetar bashkie në
Vlorë. Ali Asllani është një prej kryetarëve me më tepër kontribute për qytetin
e Vlorës, si në legjislacionin e parë ashtu edhe në të dytin. Kështu duhet
përmendur projekti që ai realizoi në vitet ’20-të, për lulishten e
Vlorës.  Ndërtoi gjatë legjislacionit të tij të parë, bashkinë e Vlorës,
ku sot ndodhet Muzeu Historik i qytetit. Dha miratimin për ndërtimin e
Konsullatës Italiane, sot bashkia e Vlorës. Kontribuoi ne ndërtimin e
ujësjellësit të Vlorës, që vinte nga Uji i Ftohtë. Ka kontribut në ndërtimet e
planit rregullues të qendrës së Vlorës, ku veçojmë merkaton e Vlorës, e cila
ekziston edhe sot.

Ali Asllani ka marrë pjesë edhe në ndërtimin e shtizës së
flamurit, skicuar prej priftit katolik, patriotit Don Mark Vasa. Ka kontribut
në ndërtimin e Spitalit të Vlorës, në vitin 1917, ku edhe mbolli 17 pisha me
dorën e tij, të cilat përkojnë me vitin 1917. Sot nuk ka mbetur asnjë rrënjë.

 

Takohet në Vlorë me të dërguarin e Presidentit të
SHBA, Willson

 

Në dhjetor të vitit 1919 është takuar me të
dërguarin e presidentit amerikan Willson, Jozef Hevrin, gjatë një vizite në Vlorë,
për t’u njohur nga afër me pretendimet e vlonjatëve në lidhje me konfliktin e
nisur me Italinë.
Hevri u dërgua në Vlorë nga presidenti i SHBA-së për t’u njohur nga afër me
pretendimet e shqiptarëve të Vlorës, të cilët i kishin shkruar duke i kërkuar
ndihmë në lidhje me aneksimin e Vlorës nga Italia pas konferencës së Paqes në
Paris.
I dërguari i Willson qëndroi për disa ditë në Vlorë e në disa krahina të Shqipërisë,
ku grumbulloi të gjithë informacionin e nevojshëm për të mbrojtur pretendimet e
shqiptarëve.

 

Himni i Luftës së Vlorës 1920

 

“Vlora, Vlora” e shkruar prej tij do të shndërrohet në
himnin – marsh të fitores së Luftës së Vlorës 1920.
Vargjet e forta të tij, me karakter luftarak, do të frymëzojnë kompozitorin korçar
Thoma Nasi, i cili do të vijë nga Amerika në Vlorë, për të kompozuar melodinë e
“Vlora, Vlora”
Së bashku me bandën muzikore të shoqatës “Vatra” kënga – himn do të luhet në të
gjitha rrugët e sheshet e Vlorës, në festën e madhe të 3 shtatorit 1920, por
edhe në shumë qytete të Shqipërisë, ku shkoi banda muzikore.

 

Kryetar i bashkisë për një mandat të dytë.

 

Ne vitin 1936-1939, kryetar bashkie ka qenë për herë të
dytë Ali Asllani.
Janë vite të vështira për Vlorën dhe krahinat përreth saj. Varfëria ishte në
nivele ekstreme dhe qyteti kishte ndaluar së ndërtuari dhe kishte shumë pak
jetë shoqërore e kulturore.
Me pushtimin e Shqipërisë e të Vlorës nga Italia e Musolinit, në 7 prill të
vitit 1939, Ali Asllani do të përzgjidhej në komisionin shtetëror të Shqipërisë
që do t’i dorëzonte kurorën mbretërore shqiptare, Viktor Emanuleit, në një
ceremoni të zhvilluar në Itali.

 

Në delegacionin që i dorëzoi kurorën mbretërore
Viktor Emanuelit III

 

Italia do ta pushtonte Shqipërinë, për herë të dytë, në 7
prill të vitit 1939.
Grupe individësh nga popullata, në disa qytete të vendit, kryesisht bregdetare,
do ta prisnin me pushkë ushtrinë italiane, ndërkohë që në Tiranë, nxituan të
bënin të kundërtën.
Qeveria e asaj kohe i shpalli datat 12, 13 dhe 14 prill si ditë feste
kombëtare, duke njoftuar vendimet për rrëzimin e Dinastisë së Zogut dhe
dorëzimin e Kurorës Mbretërore M. T. Viktor Emanuelit  III, si Mbret i Shqipërisë. Për të realizuar
këtë një delegacion u formua për të shkuar në Romë. Në përbërje të delegacionit
që u nis për në kryeqytetin e Italisë në datën 14 prill të vitit 1939 ishte
edhe  Ali Asllani si delegat i Prefekturës së Vlorës së bashku me Kristaq Stratin.

 

Boton pas lejes së Hysni Kapos

Pas çlirimit të vendit në vitin 1944, Ali Asllani trokiti
disa herë në shtëpinë botuese të kohës, për të botuar ndonjë libër me vjershat
e tij. Por, poeti nuk mund të botonte aq lehtë për shkak të biografisë së keqe,
ku megjithëse kishte qenë poeti i vjershës së Luftës së Vlorës “Vlora, Vlora”,
kishte qenë ndërkohë edhe anëtari i Këshillit të lartë të shtetit pas pushtimit
të vendit.
Në këto kushte detyrohet t’i shkruajë Hysni Kapos një letër ku i kërkon leje
për të botuar librin e tij dhe përgjigja ishte pozitive. Pas rekomandimit të
udhëheqësit komunist nga Tërbaçi, Lumi i Vlorës, për shtëpinë botuese, u mundësua
botimi i përmbledhjes “Vidi vidi, pëllumbeshë dhe Hanko Halla”, në vitin 1960.
Libri u prit mirë, sepse poeti vlonjat shkruante ndryshe nga sa ishte moda e kohës
e për këtë ishte i mirëpritur në rrethet letrare dhe hynte gjithnjë e më shumë
në Lidhjen e shkrimtarëve.

 

Veprat e Ali Asllanit

 

Ali Asllani është padyshim një nga
poetët e vjershëtorët më të mirë të kohës në të cilën ka krijuar.
Ai ka krijuar që në moshë të re dhe i ka kënduar ëmbël e bukur dashurisë si pak
nga poetët shqiptarë.

U bë i njohur me poemën
“Hanko – Halla” që u botua në vitin 1942. Pak vite para vdekjes
mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër
librat e botuar në vitet 1960 – 66 përmendim:


“Vlora, Vlora”. Është
autori i kësaj këngë.

“Vidi, vidi pëllumbeshë” (1960),
“Shqipëria kryesorja” (1961),
“Vajzat dhe dallëndyshet” (1964),
“Kur merr zjarr rrufeja” (1966) botuar
pas vdekjes

“Poezia shqipe” 1973.

 

U ka kënduar të gjithëve

Ali Asllani ka shkruar shumë
vargje të bukura për Vlorën, duke qenë ndoshta poeti vlonjat në histori që ka
shkruar më bukur e më me dashuri për qytetin e tij.
Janë të njohura
vargjet e tij për Vlorën në vjershën “Vlora, Vlora” 

Jam vlonjat e jam vlonjat, 
e kam shkabën mëm’ e atë, 
shkaba trime dykrenore 
fron’ e saj e ka në Vlorë! 

Për çdo vlonjat, në të gjitha
kohërat vargjet për Vlorën të Ali Asllanit, janë shumë të dashura
 

Vlorën, vetëm Vlorën
Thelb e kam në zemër.
Ditën e kam dritë
Natën e kam ëndërr.

 

Por, Ali Asllani ka shkruar një
vjershë edhe për Ismail Qemalin, ditën që trupi i pajetë i njeriut që shpalli
pavarësinë e shqipërisë, u soll nga italia për t’u varrosur në kaninë të
Vlorës. Vjersha për Ismail Qemalin, mbeti për shumë kohë e panjohur dhe ajo ju
dorëzua nga Ali Asllani djemëve të ismail qemalit, ditën e varrimit në 12
shkurt 1919.

“Hakërrim” është një nga
poezitë që e kanë bërë të njohur në mbarë shqipërinë ali asllanin, ku a ii
këndon si askush tjetër maskarenjëve të pangopur të pushteteve.
Ai i ka kënduar edhe Ahmet Zogut në poezinë “Mbreti ynë” të botuar në vitin
1935 edhe pse ishte një kunërshtar i tij, ndërkohë që me lejen e tij do të
zgjidhej për herë të dytë kruetar i bashkisë së Vlorës.
Ali Asllani do t’i kënmdonte pas clirimit të vendit edhe Qemal stafës, Partisë
së Punës, Konferencës së Pezës, poezi që i gjen të botuara në revistat e kohës
të vitit 1962.


 

 

 

Alu
Asllani “Nderi i Kombit”

 


ceremoninë e rastit të zhvilluar në ambientet e Presidencës, ku ishin të
pranishëm familjarë, shkrimtarë, personalitete të artit dhe kulturës,
Presidenti Topi u dorëzoi familjarëve të zotit Ali Asllani Urdhrin e lartë dhe
dekretin përkatës me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare
për krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit
lirik që hyri në letërsinë shqipe si një ndër krijuesit e rrallë të poezisë”