Sherr mes të rinjve në Vlorë, 25-vjeçari godet me sende të forta një 33-vjeçar

107
Sigal

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes dy personave në Vlorë. Një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet E.H., pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 33-vjeçar të identifikuar me inicialet E.J.

Ndërkohë është vënë nën hetim dhe një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet A.S pasi ka dhënë deklarim të rremë në Polici lidhur me ngjarjen e ndodhur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 26 vjeç, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.”-njofton policia.