Shefat e policisë mbulonin kultivimin e kanabisit, më pas droga trafikohej në Greqi

Arrestimi i efektivëve të policisë, SPAK zbardh skemën: Trafikuan drogë me vlerë 1.7 mln euro

Punonjësit e policisë ishin të lidhur me trafikantët ku i mbulonin në kultivimin e drogës në zonën e Sarandës, duke dhënë këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me kultivimin e bimëve narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.

 

Sigal

Detaje të reja në lidhje me 3 efektivët e policisë të arrestuar si të akuzuar për përfshirje në trafik droge. Ndërkohë një tjetër është ende në kërkim nga blutë.

Efektivët sëbashku me 6 persona të tjerë, prej disa kohësh ishin të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.

Të arrestuar janë:Shkëlzen Ruska, shef i Krimeve në Himarë. Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Elvis Dervishi, Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë.

U mësua se ata ishin të lidhur me trafikantët ku i mbulonin në kultivimin e drogës në zonën e Sarandës dhe jo vetëm. Kanabisi më pas trafikohej në Greqi, ku gjithashtu kishin ndihmën e efektivëve për kalimin pa problem të kanabisit.

Hetimet për dosjen janë të bazuara në komunikimet e zbardhura nga aplikacioni “Sky” edhe të hetuarit janë nën hetim për trafik narkotikësh, grup criminal, apo edhe ushtrim ndikimi të paligjshëm e shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të SPAK, punonjësit e policisë ishin të lidhur me trafikantët ku i mbulonin në kultivimin e drogës në zonën e Sarandës, duke dhënë këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me kultivimin e bimëve narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Kanabisi më pas trafikohej në Greqi, dhe po ashtu aty kishin ndihmën e efektivëve për kalimin pa problem të kanabisit, i cili më pas kalonte për t’u shitur në territorin grek.

“Nga hetimi është arritur të dokumentohet rasti i trafikimit për në Greqi, më 07.03.2020, përmes pikës së kalimit kufitar, “Qafë Botë”, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro, sasi kjo që u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi”, -thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK thotë se organizata kriminale, ishte angazhuar edhe në pastrimin e parave të fituara nga ky aktivitet, përmes investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, është ushtruar kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme si telefona, armë etj, dhe po vazhdojnë kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera.