Sërish drogë e madhe, kapet një gomone me hashash në Igumenicë, pranga skafistit shqiptar

576
Një sasi e madhe marijuane është sekuestruar në plazhin e Platarias, në Igumenicë. Sipas mediave greke, operacioni i policisë është realizuar pak pas mesnate.
Mësohet se lënda narkotike po transportohej me gomone drejt Greqisë. Rreth 424 kilogramë marijuanë, e ndarë në 36 pako është gjetur në gomonen e sekuestruar nga policia.
Sakaq, në pranga është vënë skafisti shqiptar, një 42-vjeçar, i cili u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në rrjet.


Sigal