Serbi masakron shqiptarin me thikë për tatuazhin “Shqipëria e Madhe”

399
Një shtetasi serb, emri i të cilit nuk jepet nga autoritetet policore greke, është shpallur person në kërkim, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të një emigranti 25 vjeçar nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur në Leptokarya, një qytet në Katerini në Maqedoninë Qendrore të Greqisë. “Episodi i përgjakshëm ndodhi teksa një shtetas serb në mjediset e një lokali, ka dalluar se një shtetas shqiptar, kishte tatuazh në njërin krah, me mbishkrimin “Shqipëria e Madhe” dhe hartën simbol”, bënë të ditur burime policore që citoi media lokale e Katerinit. “Shtetasi serb iu sul të riut shqiptar dhe nisi një sherr me të, për shkak të tatuazhit që mbante. Në një moment më pas, serbi nxori një thikë me të cilën e qëlloi në trup dhe krah tek tatuazhi, emigrantin shqiptar i cili për pasojë mbeti i plagosur”, raportojnë mediat lokale në Katerini.
Sigal