Të shtëna me armë zjarri në Kosovë/ Plagosen dy persona, një prej tyre 11-vjeç

212
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot pasdite si pasojë e të shtënave në fshatin Drajkovc të Shtërpcës në Kosovë.

Të plagosur kanë mbetur një fëmijë 11 vjeç dhe një i ri 31 vjeç.

Sipas mediave kosovare, ata janë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Dy të plagosurit u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende identitetet e të plagosurve apo dhe arsyet e kësaj ngjarje kriminale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.