Sekuestrohet një gomone në grykëderdhjen e Semanit, dyshohet për trafik droge

404
Sigal

Një gomone e cila mendohet se ka ardhur nga Italia është sekuestruar në grykëderdhjen e Semanit pasditen e sotme.
Dyshohet se gomonia do të ngarkohej me lëndë narkotike e do të rinisej më pas drejt Italisë.
Gomonia ishte e pajisur me dy motorrë me 250 kuaj fuqi secila. Në pranga deri tani kanë përfunduar 2 persona, ndërsa dyshohet se lënda narkotike e cila do të transportohej në gomone dyshohet të jetë fshehur pranë zonës ku u gjet gomonia.