Rritet tensioni mes Moskës dhe Ankarasë, Turqia bllokon 27 anije ruse

425
Tensionet mes Moskës dhe Ankarasë vijojnë të rriten, që kur Turqia rrëzoi avionin rus, me pretendimin se kishte shkelur hapësirën e saj ajrore. Rusia bllokoi tetë anije turke në Detin e Zi, ndërsa Turqia në shenjë hakmarrjeje mban të bllokuara 27 anije ruse. Sipas mediave në Turqi, kriza diplomatike mes Rusisë dhe Turqisë ka ndikuar ndjeshëm edhe në tregtinë detare.

Rusia ka bllokuar në total tetë anije tregtare me flamuj turq “në përputhje me Memorandumin e Detit të Zi”, në javën që pasoi incidentin me avionin ushtarak. Fillimisht Turqia nuk bëri asgjë në fillim, me shpresën e ndalimit të lëvizjeve të tilla nga Rusia. Por teksa Moska ka vazhduar të veprojë në këtë mënyrë, Turqia ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë në përputhje me “parimin e reciprocitetit”.
Sigal