Një ngjarje e rëndë dhune është shënuar pasditen e së martës në Sarandë, ku 22-vjeçari Orgito Brehama është goditur me dërrasë dhe dorezë hekuri, duke pësuar plagë në kokë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është transportuar mbrëmjen e djeshme drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Autori i dyshuar kryesor i sulmit, 20-vjeçari Andrea Nanai, është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë, ndërsa një tjetër person i përfshirë në ngjarje është ende i paidentifikuar dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rruga e 5” ose lagjja “Gjergj Araniti” dhe dyshohet se është vazhdim i një konflikti të mëparshëm të ndodhur më 2 janar në fshatin Gjashtë, ku kishte pasur përplasje me dhunë dhe armë zjarri mes disa personave, përfshirë edhe Orgito Brehamën.