Rrogozhinë, vetëvaret në qeli, në paraburgim për vjedhje energjie

361
Sigal

RROGOZHINË – Qani Zela, 52-vjeçari nga Lushnja i arrestuar për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike i ka dhënë fund jetës mëngjesin e kësaj të diele në burgun e Rrogozhinës. Zela ishte vendosur në ambjentet e paraburgimit pas një vendimi të gjykatës e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Trupi i pajetë i Zelës është përcjell për në morgun e kryeqytetit ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ndërsa familjarët e tij denoncojnë mungesën e sigurisë në burgje çka për ta është bërë shkak i vdekjes.

Zyra e shtypit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka reaguar duke deklaruar se ndaj Zelës forcat e sigurisë së burgut kanë ndërhyrë pasi e kanë gjetur në dhomë duke u mbytur me shall dhe ende me shenja jete. Menjëherë është dërguar për në  spital por Zela nuk ka mundur ti mbijetojë pas asfiksisë së pësuar.