Pranga policit që dhunonte gruan për shkaqe xhelozie

381
Xhelozia është kthyer në një moll sheri mes një çifti, ku më pas nuk ka munguar as dhuna. Një punonjës policie është arrestuar, pasi akuzohet se dhunonte bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie. SHÇBA ka arrestuar inspektorin e Policisë Sh.Loka, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten, konstatuar edhe me shenja të dukshme dhune. Sipas kallëzimit të bërë nga shtetësja M.L., banuese në Babrru, Bashkia Kamëz, i shoqi ka ushtruar dhunë fizike në raste të përsëritura për shkaqe xhelozie.
Sigal