Parandalohet një vrasje në Pogradec, arrestohet 32- vjeçari

397
Policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje të rëndë midis dy fqinjëve. Efektivët e policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga 32-vjeçarin Ardian Spahi, banues në Vërdovë, i cili kishte konflikte pronësie me një bashkëfshatar të tij, shtetasin me iniciale Y.XH.Arrestimi i 32-vjeçarit Spahi u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se ai posedonte armë zjarri në banesë dhe dyshohet se mund të qëllonte shtetasin me inicialet Y.XH, banues në Vërdovë-Pogradec, me të cilin ka konflikt për motive pronësie.
Efektivët e Komisariatit Pogradec kanë mbajtur nën kontroll situatën dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ata kanë konstatuar se shtetasi Ardian Spahi mbante një armë zjarri, pushkë, model 63, me të cilën u kap në afërsi të banesës. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Spahiut u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 150 copë fishekë model 56 dhe një armë gjahu turke. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Prodhim, mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë”.
Sigal