Fier/ Dy të rinj përplasen me motorë, përfundojnë në sallën e operacionit

444
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur ura e Hoxhares, ku të plagosur kanë mbetur 2 të rinj të moshës 25 dhe 26 vjeç.

Informacionet paraprake flasin për një përplasje të ashpër mes dy motorësh, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ata janë duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Fierit për aksidentin në fjalë.