Policia jep detaje për ngjarjen në kompaninë private në Fier: Tetë punëtorë shfaqën probleme shëndetësore, njëri përfundoi në spital

17
Sigal

Tetë punonjës të një kompanie private në qytetin e Fierit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Polica thotë se kompania prodhon sisteme elektrike dhe pajisje automobilistike. Ndërkohë shtatë prej punonjësve kanë marrë ndihmë mjekësore në ambientet e kompanisë, ndërsa një tjetër në spital.

“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Shtatë prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.