Vrau gjyqtarin, plagosi babë e bir në sallën e gjyqit, del fotoja e autorit që ter*orizoi Gjykatën e Apelit në Tiranë

Personi në foto është Gjon Shkambi, autor i vrasjes me armë zjarri të gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit.

Astrit Kalaja ka ndërruar jetë rrugës në spital prej plagëve që kishte marrë në trup. Përveç gjyqtarit, i cili ishte objekt i sulmit, nga autori i armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir. Njëri prej tyre ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, por fatmirësisht mjekët bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Edhe personi i dytë është në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtim mjekësor.

Sigal

Njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i sulmit ishte në konflikt i Gjon Shkambit me Kalanë për një çështje pronësie që gjyqtari kishte në shqyrtim.