Policia e Kosovës shoqëron në stacionin policor edhe 49 pelegrinë të manastirit

34
Sigal

Policia e Kosovës i ka dërguar në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës 49 pelegrin, për ti verifikuar dhe testuar për parafinë.

Burime kanë thënë se 49 pelegrinëve do të iu bëhen testet për gjurmë të armëve , nëse ata kanë përdorur armatim gjatë sulmeve të sotme ndaj Policisë së Kosovës.

Këta pelegrinë ishin në manastirë të Banjësk gjatë përleshjes me Policinë e Kosovës.

“Pasi të testohen do të merren masa të nevojshme ndaj pelegrinëve ”, ka thënë ky burim.