Po lëvizte me biçikletë, makina përplas për vdekje qytetarin në Elbasan

140
Sigal

Një aksident tragjik është shënuar pak më parë në Pajovë të Elbasanit. Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Fatkeqësisht, qytetari me biçikletë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime bëjnë me dije se shoferi që ka shkaktuar aksidentin ka ndaluar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur, për t’i shpëtuar jetën.