Pas rikthimit te fitorja, me Gentian Mezanin në stol, Laçi godet edhe në merkato, duke rikthyer sulmuesin e njohur nga Mali, Saliou Guindo. Ky i fundit ishte pjesë e kurbinasve edhe sezonin e kaluar, ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore.
Ka qenë vetë klubi kurbinas, që ka njoftuar marrëveshjen me Guindon, i cili do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Mezani, teksa bardhezinjtë do të ketë tashmë një armë më shumë për t’u rikthyer në zonën e sipërme të renditjes së Superiores.




















