Grabitje në Fier, gruas i rrëmbehet çanta me para

705
Një grua ka rënë pre e një grabitje në Fier. Sipas policisë lokale, ora shënonte rreth 18:35, kur gruas M.J., në momentin që ka dalë nga dyqani i këmbimit të valutës në lagjen “Apollonia”, dy persona i kanë marrë çantën me një sasi lekësh dhe janë larguar.
Burime policore shtuan se dy autorët ishin me kapuç.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, njoftoi Policia e Fierit.
Nuk bëhet ende e ditur shuma e grabitur.
Sigal