Elbasan/ Vonoi picën, qëllohet për vdekje kamarieri 21-vjeçar, Gentian Bajraktari

439
Një 21-¬vjeçar nga Korça u qëllua disa herë me thikë në picerinë ku punonte si kamarier në Elbasan, dhe për pasojë gjeti vdekjen pasi u dërgua në spital. Ai është Gentian Bajraktari vetëm 21-¬vjeçar. Sipas burimeve brenda Policisë së Elbasanit, mësohet se Gentiani kishte patur një konflikt një natë më parë me një klient, i cili është edhe autori i vrasjes.

Ai është identifikuar si Dorian Kristo, dhe më pas është arrestuar nga uniformat blu. Ky i fundit është konfliktuar me viktimën një natë më parë, pasi kishte porositur një picë dhe porosia ishte vonuar.
Sigal