Eksportet në nivelin më të ulët, INSTAT: Gjatë muajit gusht u ulën me 17.6%

597
Eksportet shqiptare prekin fundin.Të dhënat e INSTAT për tregtinë me jashtë bëjnë më dije se gjatë muajit gusht ka pasur një ulje të eksporteve me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e ndikuar nga një rënie e fortë e grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.Eksportet vlerësoheshin si një element mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend që do të thotë se kjo rënie mund të ndikojë në rritjen ekonomike. Eksportet shqiptare gjatë muajit gusht pësojnë ulje të frikshme, një shenjë e qartë kjo se ecuria ekonomike përgjatë këtij viti është e rrezikuar. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin gusht eksportet e mallrave arritën vlerën 15 mld lekë, duke u ulur me 17.6 % në krahasim me gusht 2014 dhe 32.1 % në krahasim me korrik 2015.

Efekti kryesor në këtë këtë rënie të ndjeshme të eksporteve ka ardhur si pasojë e ndikimit të grupit minerale,lëndë djegëse dhe energji elektrike. Gjithçka është e lidhur me situatën e pafavorshme në tregjet ndërkombëtare duke bërë që operatorët të mos kenë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmime janë shumë të pafavorshme. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet arritën në 165.2 miliardë lekë për 8 mujorin e këtij viti, duke shënuar një rënie me 3.8% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ulja e eksporteve këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -17.3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2.7 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre me -0.4 pikë përqindje”.

Në muajin gusht 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me gusht 2014 janë: Italia me 3.6 %, Kosova me 4.1 % dhe Maqedonia me 10.9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja me 7.4 %, Gjermania me 49.5 % dhe Greqia me 0.6 %. Ndërkohë që importet kanë pësuar rritje me Turqinë, Rusinë dhe Kroacinë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Greqia,Turqia dhe Kina.
Sigal