Ngjarje e rëndë në Dibër/ Burri merr armën e gjahut dhe…

415
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga polica ditën e sotme pasi një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Më pas ai i ka kanosur me armë gjahu, se do ti vriste, por është ndaluar nga policia duke e arrestuar në kohë.
Njoftimi i policisë
Policia e Dibrës ndërhyn dhe parandalon një konflikt të rëndë në familje.
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke i kanosur me armë gjahu
Arrestohet në flagrancë autori
Sekuestrohet arma e gjahut me 2 fishek.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
E.M, 59 vjeç, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, Luzni, Dibër.
Pas një informacioni të marrë se në fshatin Lishan i Poshtëm po ndodhte një konflikt në familje, nga strukturat e policisë së Dibrës, është organizuar menjëherë puna ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ku kanë konstatuar se shtetasi E. M, po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes shtetases D.M, 58 vjeçe dhe djalit të tij K.M, 29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut tip TEKE, me dy fishek, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.
Në fund të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit E.M, dhe matetialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Dhunës në familje” të parashikuar nga neni 130/2 të Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 të Kodit Penal.
Sigal