Plagosje me thikë në rrugën e Dibrës në Tiranë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Tiranë, mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes.

Sigal

Policia po heton në lidhje me plagosjen.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K,  i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.