Plagosi me thikë motrën, arrestohet vlonjati

459
Sigal

Një vlonjat rreth 40 vjeç është shoqëruar në polici, pasi ka plagosur motrën e tij me thikë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur norët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kërkovë të Vlorës.

Sipas raportimeve, shtetasi S. C. ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka plagosur motrën e tij A. C.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës “thikë” motrën e tij A.C.

Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave.

Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij.