Plasin të shtënat në Jalë, sherr në zonën VIP të një lokali

533
Sigal

Mbrëmja e së shtunës ka sjellë tronditje në një nga plazhet e njohura e të frekuentuara të vendit. Mbrëmë vonë, më saktë sot nga ora 2 e mengjesit, ka pasur një përplasje të fortë fizike mes dy grupeve që kishin konsumuar jo pak alkool në një prej lokaleve të njohura të zonës së Jalës.

Pas grindjes me grushta, dëshmitarë okularë tregojnë për Mapo.al se gjithçka degjeneroi më keq, në përdorim armësh. Disa të shtëna janë dëgjuar ndërkohë që njerëzit janë futur poshtë tavolinave në zonën VIP të club-it më të njohur në Jalë.

Besohet se nuk ka të lënduar rëndë, megjithatë pritet një raport i plotë nga policia për ngjarjen.