E tmerrshme/ Përdhunoi 16 vjeçaren dhe u fsheh në pyll, kapet 45 vjeçari

488
Sigal

Policia e Divjakës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka përdhunuar një 16-vjeçare.

Në pranga ka rënë shtetasi F. J., pasi është kallëzuar nga adoleshentja se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Policia njofton se arrestimi i 45-vjeçarit është bërë në një pyll në zonën e Divjakës, pas disa orësh kërkime.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe arrestohet nga policia autori i dyshuar për kryerje të marrëdhënies seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Pas kallzimit të marë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisaritit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.