Sekuestrohen 20 kg marijuanë në brigjet e Korfuzit, në kërkim trafikantët

458
Policia greke ka sekuestruar sot rreth 20 kg marijuanë në brigjet veriore të Korfuzit. Mësohet se droga pluskonte në afërsi të plazhit “Fyki” në Othonos.
Bëhet e ditur se skafi i policisë greke ka gjetur 1 pako të madhe që përmbante 9 pako me 19 kg 400 gram marijuanë.
Sakaq, lënda narkotike dyshohet të jetë hedhur nga ndonjë mjet lundrues. Fill pas gjetjes së sasisë së drogës, policia greke nisi operacionin në det.
Sigal