Gjirokastër/ Aksident me 5 të plagosur

500
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë.

Siç bëhet e ditur në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Derviçan, thanë burime nga policia.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.