Pjesë e bandës së vrasësve me pagesë, gjendet i vdekur në qeli Andon Mëhillaj

430
Sigal

Është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Peqinit i dënuari Andon Mëhillaj, anëtar i grupit kriminal të Julian Sinanajt. Grupi kryente vrasje me pagesë, ndërsa lajmi për vdekjen e mistershme është zbuluar dje.

Dyshimet janë se Mëhillaj ka vdekur që ditën e shtunë. Mëhillaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe prej kohësh vuante nga depresioni. Mbi sëmundjen e tij, Mëhillaj konsumonte dhe disa ilaçe. Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së tij.