Eksploziv dhe kanabis, arrestohet 54-vjeçari në Sarandë

474
Policia e Sarandës ka arrestuar në orët e para të së shtunës një person, i cili është kapur në flagrancë në posedim të lëndëve plasëse. Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Halit Hasani, të cilit iu sekuestruan rreth 3 kg lëndë plasësë e llojit nitrat.  Sipas burimeve, lënda u gjet në një autobus në pronësi të 54-vjeçarit Hasani, bashkë me 3 kapsolla me fitil, 6 detonatorë dhe një sasi hashashi.
Sigal