Pësojnë defekt në motorin e skafit, gjashtë pushues rrezikojnë të mbyten në Sarandë

493
Gjashtë pushues në Sarandë kanë rrezikuar jetën teksa po lundronin në det. Skafi në të cilin ata ndodheshin ka pësuar një defekt në motorë, në momentin që ata ndodheshin tek “Kepi i Mërtesës” në Ksamil.
Sapo kanë sinjalizuar policinë kufitare për rrezikun që po u kanosej, këta të fundet kanë dërguar dy patrulla në ndihmë të pushuesve.

Nga hetimet paraprake rezulton se motoskafi në pronësi të shtetasit me inicialet B.S, kishte pësuar defekt në motorë.
Sigal