Vlerat e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it

874
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
(Në kuadrin e 60 vjetorit të krijimit të kësaj organizate)
Organizata që mbron vlerat luftarake të popullit
Populli shqiptar në shekuj ka bërë përpërpjekje për dinjitet, pavarësi, liri dhe demokraci. Akumulimi i këtyre principeve parimore mori vlerë dhe u ngrit në shkallë më të lartë në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lufta dhe kontributi i luftëtarëve shqiptar filloi në 7 prill 1939 dhe vazhdoi deri më 29 nëntor 1944, kur u çlirua vendi nga pushtuesit nazifashistë. Lufta e drejtë për çlirim dhe liri, bëri që Shqipëria të rreshtohej me plot dinjitet në Koalicionin e madh Antifashist Botëror, ku dha kontribut dhe shfaqi vlera, si një vend që u përball me dy fuqi të mëdha pushtuese të kohës dhe doli fitimtar në çlirimin e vendit. Luftëtarët e kësaj lufte më 20 korrik 1957 krijuan Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të mbajtur gjallë frymën atdhetare dhe për të përkujtuar dhe transmetuar në breza këtë përvojë të madhe. Rrënjët e saj fillojnë me rezistencën popullore, organizimin luftarak dhe luftën kundër pushtuesit të huaj, çlirimin e vendit dhe sot mbrojtjen e idealeve të shenjta të LANÇ-it. Për këto ideale veteranët, por sidomos në këto 27 vite të Demokracisë, kanë bërë sakrifica edhe më të mëdha se dhe në luftë. Ata u përballë me reaksionin e egër, që donte të çmontonte këtë vlera. Organizata e Veteranëve të LANÇ-it përfaqëson dhe është një organizatë e masive luftëtare, e pavarur, pluraliste dhe joqeveritare. Veprimtarinë e saj e zhvillon me iniciativë të plotë, krejtësisht të pavarur e në bazë të ligjeve të shtetit. Këtë e vërteton gjithë lufta e bërë në këto vite për mbrojtjen e vlerave luftarake të popullit, gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve të brigadave sulmuese dhe dëshmorëve e heronjve të rënë, për mbrojtjen e simboleve, nga nëpërkëmbja e tyre prej politikës së mbrapshtë dhe të pa orientuar drejt vlerave të lirisë. Veteranët dhe organizata e tyre me këto vlera, luftuan në çdo ditë për t’i ruajtur dhe për t’i shtuar këto vlera, dhe nuk pushuan e nuk u nënshtruar, por dëshmuan për historinë. Organizata e Veteranëve si bashkimi i të gjithë veteranëve dhe i pasardhësve të tyre, u organizuan dhe u shtrinë në të gjithë territorin e Shqipërisë, edhe në fshatin më të largët e më të thellë të vendit. Në radhët e saj ajo pranon, respekton dhe vlerëson bindjet politike, fetare, krahinore dhe gjinore, ndaj dhe është e kudo gjendur me autoritetin e saj dinjitoz. Këtë vend të respektuar e ka bërë me punë dhe me përpjekje për të demonstruar anët më pozitive dhe më patriotike të popullit, për të ruajtur dinjitetin dhe sakrificat e treguara në luftë.

Organizatë plot dinjitet dhe krenari
Veterani i LANÇ-it shfaqet plot dinjitet dhe krenari të pamohueshme të bërë për vendin. Veterani ngelet figurë nderi e popullit shqiptar dhe e Atdheut. Gjithë sakrificat dhe përpjekjet e tij, vërtet gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, por ende qeveria dhe shoqëria, nuk i kanë vendosur në piedestalin e nderit, siç kanë bërë kombe dhe vende të përparuara të demokracisë në botë. Ata ende sot janë të braktisur, kanë një seli që ngjitin disa shkallë për të mbërritur në katin e pestë të një godine që, pa frikë mund të quhet muze, ndërsa ana tjetër godina shkëlqen me të gjitha komoditetet më të mira…Veteranët dhe organizata e tyre janë parimor dhe të vëmendshëm, njohin dhe respektojnë partitë, organizatat dhe shoqatat e tjera të cilat i vlerësojnë, si dhe ju pranojnë vlerat e pamohueshme të LANÇ-it të Popullit Shqiptar. Në këtë periudhë 27 vjeçare (në kohën e demokracisë), veteranët e kanë ngritur zërin kundër forcave revanshiste të përkrahura dhe nga forca të caktuara politike të cilat prishën përmendore dhe lapidarë, vunë dorë në varrezat e Dëshmorëve, thyen pllaka përkujtimore dhe nëpërkëmbën simbolet e luftës, ato simbole që na radhitën me fitimtarët në botë. Organizata në këto vite të jetës së saj 60 vjeçare, ka ditur më së miri të mbrojë dhe të propagandojë, të ruaj dhe të mbajë gjallë traditat e LANÇ-it. Ajo më së miri i ka transmetuar këto vlerave te pasardhësit e tyre. Kurrë nuk është lodhur së bashkëpunuari me pushtetin vendor dhe qendror, me shoqata patriotike e kulturore, me anëtarët e saj për të organizuar e përkujtuar ngjarje dhe data historike të LANÇ-it, si dhe të bëjë promovimin e vlerave të kësaj lufte epope. Në këto vite lufte dhe jetese organizata, ka mbartur dhe përçuar traditat historike e përparimtare të popullit shqiptar, i ka gërshetuar këto tradita patriotike në të gjitha kohërat, si dhe ka vepruar me historinë e popullit shqiptar si një e tërë. Kush më mirë se kjo organizatë i ka ruajtur dhe lartësuar këto vlera, sa Organizata e Veteranëve. Organizata me sakrifica dhe më vetëmohim ka mbajtur gjallë frymën e dashurisë dhe respektin e popullit për bijtë dhe bijat e tij, të cilët dhanë gjithçka për çlirimin dhe lirinë e popullit. Ajo i ka mbrojtur heronjtë dhe dëshmorët e vendit më një përkushtim të madh dhe vetëmohim, duke u ngritur kundër të gjitha shpifjeve dhe shantazheve, denigrimeve dhe përbaltjes së tyre nga forca regresive dhe prishëse të simboleve të Luftës.

“Kushtrim brezash”, gazetë e vlerave
Rol dhe vlera të pamohueshme ka pasur për veteranët dhe organi i propagandës së saj, gazeta “Kushtrim brezash”, e cila është një gazeta që shkon dhe lexohet në çdo fshat të Shqipërisë. Punë e madhe është bërë nga veteranët për botime të ndryshme historike të Komitetit Kombëtar. Nëpërmjet organeve të shtypit e të medieve, me shkrimet dhe kujtimet e veteranëve të LANÇ-it është hedhur dritë mbi të vërtetën dhe mbi rëndësinë e ngjarjeve të kësaj lufte.

Bashkëpunim për mbrojtjen e simboleve të vendit
Veteranët e LANÇ-it, kanë dhënë shembullin e një bashkëpunimi në të gjitha momentet historike, si dhe kanë përkrahur pa rezerva Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, Shoqatën Kombëtare të Invalidëve të LANÇ-it, si dhe të gjitha shoqatat atdhetare e kulturore për përkujtimin e ngjarjeve dhe të datave historike, mbrojtjen e simboleve të Kombit. Vëmendja e tyre gjithmonë ka qenë mbrojtja e LANÇ-it, pasi aty të gjitha forcat reaksionare dhe përkrahësit e tyre ishin dhe janë që të përbaltnin këtë luftë, të mohojnë komandantët dhe komisarët që e drejtuan, udhëhoqën dhe e shpunë në fitore. Organizata e Veteranëve të LANÇ-i në këto vite të jetës së saj ka rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me jashtë. Rëndësi ju ka kushtuar veçanërisht organizatave dhe shoqatave me vendeve që u përfshinë në Koalicionin e madh Antifashist Botëror. Organizata ka forcuar lidhjet me organizatat ndërkombëtare, anëtare e të cilave është në Federatën Botërore të Luftëtarëve të Vjetër (FMAC), Federatën Ndërkombëtare të Rezistentëve (FJR), si dhe me organizatat homologe të vendeve të tjera dhe veçanërisht, me ato të vendeve fqinje.

Drejtuesit e organizatës
Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ-it, është udhëhequr dhe drejtuar nga figura të spikatura të jetës politike të vendit, por dhe të kontributit të dhënë gjatë luftës. Vendin kryesor e zënë figurat ushtarake të luftës, komandantët e brigadave dhe të njësive sulmuese si Berqir Balluku e Shefqet Peçi deri në vitin 1991. Më tej organizatën luftarake e kanë drejtuar kuadrot me përvojë si Pirro Dodbibës, Adnan Qatipit e Rustem Peçit. Këta i kanë dhënë hov dhe jetë kësaj organizate që veteranët e LANÇ-it, si përfaqësuesit më besnikë e luftëtarë trima të pa trembur, që i kushtuan jetën e tyre çlirimit të Shqipërisë, të shkruanin kujtimet të kësaj epopeje, dhe t’i ruanin ato si dokumente kryesore e të rëndësishëm për brezat e ardhshëm. Në bashkëpunim me organet e pushtetit lokal, ngritën në kujtim të LANÇ-it, disa memorialë të dëshmorëve, vendosën në sheshe e shtëpi, rrugë e vende ku janë kryer aksione luftarake, pllaka përkujtimore dhe u ndërtuan varrezat e dëshmorëve. Gjithashtu u bë përkujtimi i përvjetorëve të datave historike, si datën 28 e 29 Nëntorit e të 5 Majit, të Konferencës së Pezës, të 10 Korrikut, Çlirimi i Tiranës etj. Në kuadër të këtyre veprimtarie rëndësi ju kushtua punës me nxënësit e shkollave, zhvillimit të referateve dhe zhvillimit të aksioneve luftarake në qytet e në fshatra, zhvillimi i ekskursioneve në vendet historike, vizita e biseda me familjet e dëshmorëve etj. Rëndësi ju kushtua ndërtimit të strukturës organizative, ku në të gjithë lokalitetet, në fshatra dhe në lagjet e qytetit u ngritën organizata të veteranëve, u punua statuti i organizatës, u vendosën shpërblimet për vjetërsinë në LANÇ-it. Rëndësi të veçantë iu kushtuan veprimtarisë së seksioneve të familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të LANÇ-it.
Sigal