Pësoi arrest kardiak teksa po drejtonte zetorin, humb jetën 58-vjeçari

54
Sigal

Një 58-vjeçar në Dropull, duke drejtuar zetorin ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Policia bën me dije se 58-vjeçari, për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 17.10.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Sopik, shtetasi 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.