Një aksident mes dy makinave ka ndodhur në rrugën Vlorë-Novoselë.
Nga përplasja e dy makinave, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi dhe një pasagjer.
Policia e Vlorës/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip ‘Mitsubishi’ me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin Sh. B.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit ‘Benz’ dhe pasagjeri në mjetin ‘Mitsubishi’, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.






















