’SKY’ EÇ dhe ‘Enchrochat’ tronditi kupolën kriminale, lidhjet e tyre me pushtetin dhe shkundi nga themelet drejtësinë, Gjykata Kushtetuese do vendos nëse do i konsiderojë prova, përgjimet në Sky duke ndjekur Strasburgun ose do bëhet “mash” për të mbrojtur politikanët, gjyqtarët e prokurorët e inkriminuar.
Përgjimet e aplikacionit “SKY EÇ” po mbajnë në ankth shumë pushtetarë të lartë të korruptuar, të cilët nuk po hetohen vetëm nga SPAK, por edhe nga autoritetet e huaja. Drejtësia belge ka qenë e kursyer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ndonëse në dosje rezultojnë të përfshirë shumë zyrtarë të korruptuar policie, gjykatësi si dhe politikanë. Mjafton të përmendësh ndërhyrjet e grupeve kriminale në fushata elektorale, financimet e fshehura të partive politike, tendera të fituara nga persona me akuza penale, si dhe politikanë e drejtues lokalë të dënuar për korrupsion, apo lidhje me struktura kriminale, si tregues se Politika dhe krimi kanë ekzistuar në simbiozën më të shëmtuar në vendin tonë, ku njëra palë ushqente tjetrën dhe të dyja së bashku janë ushqyer mbi kurrizin e shqiptarëve.
01-Straburgu ligjëron
Gjykata e Strasburgut e quan të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat, të cilin e kanë përdorur kryesisht persona të përfshirë në botën e krimit.
Personazhe të krimit janë në vështirësi pas këtij vendimi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky.
Ky vendim do të ketë impakt edhe në Shqipërisë, pasi janë kryer shumë hetime nga SPAK, bazuar në bisedat e zbardhura në Francë nga këto aplikacione.
Për zbërthimin e bisedave, Strasburgu thotë se janë të ligjshme dhe mund të përdoren si prova.
Në Shqipëri, një prej personazheve të arrestua, miku dhe investitori strategjik i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon rrëzimin provave të SPAK në lidhje me përgjimet e EncroChat.
02- A do bëhet Gjykata Kushtetuese “mburojë” për politikanët dhe botën e krimit?
“Sky EÇ” ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë investitorit strategjik Pëllumb Gjoka. Deskriptimi i bisedave nga agjensitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka çuar në arrestimin e dhjetra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre. Përveç kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve. Biznesmeni Pëllumb Gjoka bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY EÇ”. Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seance publike. Pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim. Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike, por ende nuk ka asnjë vendimmarrje. SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.Pritet nëse tentativat që fliten se do pengojnë vendimin do kapërcehen nga Kushtetuese, në mënyrë që legjitimojë imazhin e vetë duke zyrtarizuar si prova përgjimet në Sky Eç.
03- Çfarë ka ndodhur? 16 mijë shqiptarë abonentë në “SKY”
Ndërkohë kujtojmë se çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” nxori zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar, një pjesë e të cilëve u arrestuan më 27 korrik nga SPAK. Europol bëjnë me dije se 10% e SKY është referim shqip. Mësohet gjithashtu me dije se po gjenerohen mesazhe pa fund dhe se Shqipëria ka kërkuar 6 poste pune për shkak të volumit, por i dhanë vetëm 2 pasi nuk ka vende sepse agjentë nga e gjithë bota po punojnë për llogari të vendeve të tyre. Po çfarë është aplikacioni SKY? “SKY EÇ” është aplikacioni ku njerëz të përfshirë në botën e krimit flasin për organizimin e trafiqeve, porositjen e vrasjeve dhe gjithçka tjetër mbi aktivitetin e tyre kriminal. Dekriptimi i SKY ka çuar në arrestime të emrave të rëndësishëm të botës së krimit. Aplikacioni është çmontuar dhe është mbyllur në vitin 2021 nga një operacion i Europol. Për ta shkarkuar dhe përdorur, duhej të kishe një telefon të posaçëm.


















