Përfundon terrori në Elbasan. Policia ekzekuton 71-vjeçarin e armatosur

239
Sigal

Vritet 71-vjeçari në Elbasan. Pas 6 orë tensione dhe negociata, 71-vjeçari Lefter Zhidro nuk ka pranuar të dorëzohet. Forcat e policisë kanë vendosur të ndërhyjë për të mos përkeqësuar dhe më tej situatën.

Forcat RENEA kanë ndërhyjnë brenda banesës, pasi në vendngjarje u dëgjua një shpërthim. Mendohet se në banesën e Lefter Zhidrut janë hedhur tymuese. Por ndërkohë edhe të shtëna të reja janë dëgjuar ku mendohet se në orën 18:00 Zhidru ka shkëmbyer zjarr për herë të fundit me policinë.

Konflikti nisi pas debateve që Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraçi.

Nje person me snajper ne pallat.

 

Policia në vendngjarje