Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Laç

443
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lezhë-Laç.

Një makinë është përplasur me një kamionçinë në kryqëzimin e Tales

Mësohet se katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit për shkak të dëmtimeve të mëdha të makinave.