Përfshihet nga flakët toka me ullishte në Vlorë, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21
Sigal

Një tokë në afërsi të fshatit Bestrovë të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke djegur shumë rrënjë ulliri të vjetra si dhe disa pemë dhe shkurre.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila po punon për shuarjen e flakëve. Pamjet tregojnë se si çdo rrënjë ulliri është përfshirë nga flakët dhe sipas policisë fillimisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, sepse temperaturat janë shumë të ulëta.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.