Talat Xhaferri kryeministër/ Urime dhe nga Berisha: Akt historik jo vetëm për shqiptarët

26
Sigal

Talat Xhaferri u votua sot nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut si kryeministër i një qeverie të përkohshme që do të përgatisë vendin fqinj për zgjedhjet e reja parlamentare. Ai bëhet kështu i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka uruar Xhaferin duke e konsideruar votimin e sotëm si një akt historik dhe një arritje të vërtetë jo vetëm për shqiptarët por edhe për të gjithë qytetarët e vendit fqinj.

Berisha e uron Xhaferrin në misionin e tij të rëndësishëm në emër të Partisë Demokratike.

Postimi i Sali Berishës:
Një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.
Miq, sot Talat Xhaferi, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe ish-Kryetar i Parlamentit votohet në një akt historik si Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryeministrit Xhaferi suksese në misionin e tij të rëndësishëm. #sb