Foto/ Mes 32 mijë kosovarëve edhe Vjosa Osmani kalon fundjavën në Shqipëri, në cilin qytet ndodhet

285
Sigal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri. Zonja Osmani është ndalur në një restorant në Fishtë të Lezhës, ku ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë që ka karakterizuar Shqipërinë ditëve të fundit.

Ndërkohë këtë fundjavë më shumë se 32 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Edhe pse në kohë pandemia, kjo nuk i ka ndaluar që ata të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Të dy vendet së fundmi po shohin një përmirësim të lehtë për sa i përket Covid-19.