Manaj nuk ndalet së shënuari me Barcelonën, shqiptari synon “Këpucën e Artë”

76
Sigal

Rei Manaj abonohet me golin! Sulmuesi i Kombëtares, ka sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Barcelonës B, në sfidën ndaj Ibizës, që është duke u luajtur aktualisht.

Në minutën e 22-të, pas një harkimi nga këndi, bomberi lushnjar, goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh katalanasit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Golin e dytë për Barcelonën B e realizoi De La Fuente në minutën e 23-të.

Ky është goli numër 11 i Manajt në kampionat. Shqiptari renditet i dyti në listën e golashënuesve, me 2 realizime më pak se Martinez i Andorrës. Me këtë ecuri fantastike, sulmuesi lushnjar i ka vënë syrin “Këpucës së Artë”, teksa shpreson të shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit.