Përfshihet nga flakët apartamenti te “Komuna e Parisit”

13
Sigal

Një zjarr i fuqishëm është regjistruar vetëm pak minuta më parë në një apartament në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Zjarri dyshohet se ka shpërthyer në një apartament në katet e sipërme të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.