Panik tek spitali ”Shefqet Ndroqi”, 65-vjeçari me Covid-19 hidhet nga kati i 4-tër

276
Sigal

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në spitalin ”Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku një pacient i prekur nga Covid-19 është hedhur nga kati i katër dhe për pasojë ka humbur jetën. 65-vjeçari mësohet se kishte dy ditë i shtruar dhe ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë në vend që një pacient i prekur nga koronavirusi vetëvritet tek ky spital. Më 13 gusht, një i ri u hodh nga kati i tretë në gjendje të rënduar psikologjike.

Mësohet se 65-vjeçari kishte vetëm dy ditë i shtruar në këtë spital, pasi kishte marrë përgjigjen pozitive të tamponit të Covid-19. I ndjeri nga Kruja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të simptomave të koronavirusit, por nuk kishte shkuar në gradën e intubimit.

Kurse rasti i parë, ishte i riu nga Durrësi, i infektuar me Covid-19 që u hodh nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për t’i bërë injeksionin. 29-vjeçari kishte 4 ditë që merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij vendimi.