Një 20-vjeçar shqiptar dhe një 56-vjeçar italian, janë arrestuar pasi u kapën me një sasi droge që kapte vlerën e mbi 700 mijë eurove.
Mësohet se të dy bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, të cilën e kishin fshehur në një banesë në Bolonja.
Ata ranë në gjurmët e policisë pasi 56-vjeçari ishte pikasur duke ngarkuar dy pako të dyshimta në një makinë, të cilën më pas e ka marrë 20-vjeçari shqiptar.
Brenda dy pakove ishin fshehur 58 kilogramë hashash, zbulim që bëri që agjentët të kontrollonin edhe shtëpinë, duke gjetur disa kilogramë kanabis, si edhe kokainë.
Gjithashtu, në pronën e 56-vjeçarit u gjetën rreth 1200 euro cash, ndërsa të dy u arrestuan për posedim për trafik droge dhe u dërguan në burg.