Operacioni “Gorilla”, mbeten në burg shqiptarët grabitës

432
Klaudio Aleksi, Shpëtim Habili, Kristjan Zeqo, Marjus Ducka, 4 shqiptarë me banim në Itali, janë dënuar me burg nga gjykata e Lecco-s, pas arrestimit të tyre në Nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të një operacioni të koduar “Gorilla”. Pikërisht për sjelljet e tyre të dhunshme, ashtu si dhe kafsha, ata janë etiketuar të tillë nga agjentët e policisë. Ata kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar. Të rinjtë të akuzuar për shpërndarje droge, zhvatje dhe kërcënim të vazhdueshëm, kanë pranuar fajin dhe kanë rëndë dakord për ulje dënimi.
Kristjan Zeqo dhe Marjus Ducka, që aktualisht ndodhen në burgjet e Monza-s dhe Leço-s janë dënuar me 3 vite e 2 muaj burg si dhe gjobë prej 1200 euro. Zeqo i cili ishte arrestuar më parë dhe për mbajtjen e 1 kilogram marijuane dhe disa dozave kokaine, kishte shkelur urdhrin e gjykatës, që e kishte lënë në arrest shtëpie dhe vijonte të grabiste. Ndërsa Klaudio Aleksi dhe Shpëtim Habili, që janë në arrest shtëpie, janë dënuar me 2 vite e 6 muaj burg si dhe me një gjobë prej 600 euro.
Sigal