Operacion antikrim në Krujë, sekuestrohen armë, drogë e automjete

392
Forcat e policisë së Krujës kanë kryer këtë të shtunë një operacion antikrim, gjatë të cilit kanë sekuestruar një armë zjarri, fishekë, drogë dhe 2 automjete.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë poseduesi i armëve dhe drogës, shtetasi Lorenc Xhaja, 32 vjeç, nga fshati Nikël. Sipas burimeve, objektet e sekuestruara iu gjetën 32-vjeçarit gjatë kontrollit fizik të tij, konkretisht një pistoletë tip TT, një krehër me 6 fishekë, 27 gramë kanabis. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy automjete luksoze, njëra tip “Benz” me targë “N 047098” dhe një tjetër “Cherook”, me targë “AA 038 LY”. Materialet i kanë kaluar për procedim të mëtejshëm prokurorisë së rrethit.
Sigal