Nuk pranonte fundin e lidhjes, 84-vjeçari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres

514
Karabinierët e Stacionit Cecchina, në provincën e Romës, kanë denoncuar një të 84-vjeçar të ve, i cili më 17 janar i vuri zjarrin një apartamenti në katin e parë të një ndërtese.
I moshuari kishte hedhur një enë me benzinë në dritaren e shtëpisë së një bashkëmoshatareje me të cilin kishte pasur një marrëdhënie sentimentale të cilës gruaja i kishte dhënë fund.
Burri duke mos u dorëzuar, filloi të përndiqte të dashurën e tij kudo që shkonte aq sa ajo, shpesh, ishte e detyruar të strehohej në shtëpinë e fëmijëve të saj, raporton tgcom24.
Mbrëmjen e 17 janarit, i moshuari vendosi të shkonte më tej, duke u përpjekur t’i vinte zjarrin shtëpisë së gruas, e cila fatmirësisht në atë kohë nuk ishte brenda. Ai u vu nën akuzë nga karabinierët për zjarrvënie të qëllimshme dhe veprime persekutimi. Si një masë parandaluese, iu konfiskuan dy armë, me municione, të cilat ai mbante me leje.
Sigal