Merr flakë furgoni i mallrave në Lushnje

Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, teksa ishte duke lëvizur në unazën e qytetit të Lushnjës.

Automjeti është djegur pjesërisht, pasi flakët janë shuar nga reshjet e dendura të shiut që janë duke rënë prej disa orësh në zonë.

NOA

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia që ndihmoi në normalizimin e trafikut dhe lëvizjes së mjeteve. Ndërkohë po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në mjet.