New York, treni del nga shinat, 40 të lënduar

484
Sigal

Gazeta
Telegraf/ Një tren udhëtarësh në New York ka dalë nga shinat duke shkaktuar
dhjetëra te plagosur. Aksidenti ndodhi në New Hyde Park në Nassau County.Sipas
njoftimeve, ai goditi një tren pune rreth 32 km në lindje të bashkisë së
Manhatanit në Nju Jork. BBC raporton që të plagosurit nuk janë në rrezik për
jetën.Treni me 12 vagonë i linjës hekurudhore Long Island kishte 600 pasagjerë
kur doli nga shinat rreth orës 21 me orën lokale të së shtunës. 29 persona u
dërguan në spital me plagë të tilla si kocka të thyera, ndërsa të tjerët me
lëndime më të vogla u trajtuan në vend.