Ndërron jetë personi i parë nga koronavirusi në Shqipëri

332
Sigal

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Ajo është e moshuara 73 vjeçare, në qytetin e Durrësit, e cila fillimisht ishte shtruar në spital për pneumoni. Pasi u testua për koronavirus, ajo rezultoi pozitive.

E moshuara ka ndërruar jetë pasi gjendja e saj është përkeqësuar. Ajo ishte kthyer nga Italia 10 ditë më parë.

73 vjeçarja vuante edhe nga sëmundje të tjera, të cilat sëbashku me koronavirusin e kanë komplikuar gjendjen e saj shëndetësore, duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass“.

Deri në këto momente në vendin tonë janë konfirmuar 11 persona të prekur nga koronavirusi dhe 73 vjeçarja e cila ka ndërruar jetë.